Home Politike Xhafa motivon policinë: Tregohuni të fortë me “të fortët”. Rihapni çështjet e...

Xhafa motivon policinë: Tregohuni të fortë me “të fortët”. Rihapni çështjet e vjetra

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Kriminale.
Burime nga takimi me dyer të mbyllura pohuan për “BalkanWeb” se është bërë një analizë e situatës dhe masave për goditjen në vijim. Ministri Xhafaj vlerësoi me nota pozitive luftën antikanabis këtë vit por ka dhënë disa paralajmërime të forta.

“U shkëput një pjesë e implikuar e Policisë, nga kjo veprimtari kriminale. Ministri lajmëroi nisjen e një operacioni të gjerë kundër grupeve kriminale në bashkëpunim me partnerët e huaj. Policia të tregohet e fortë me ‘të fortët’”, mësohet se ka thënë ministri Xhafaj gjatë takimit.

Ministri u ndal në analizë me shefat kundër Krimit të Organizuar tek disa nga ngjarjet e fundit. Ai paralajmëroi masa të ashpra për disa nga oficerët e hetimeve në qarqe.

“Reformë dhe riorganizim i strukturës së hetimit. Në Polici do ketë vetëm punonjës bazuar në 2 kritere, integritet dhe aftësi profesionale. Të rihapen dosjet e vjetra në fushën e trafiqeve dhe vrasjeve. Të rritet cilësia e informacionit policor. Goditje të aseteve kriminale të personave me precedentë apo të dënuar”, ka deklaruar Xhafaj.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here