Home Aktualitet Vrasjet në Lushnje, Policia merr në mbrotje familjet e viktimave dhe…

Vrasjet në Lushnje, Policia merr në mbrotje familjet e viktimave dhe…

0

Policia merr në mbrojtje familjet e përfshira në konfliktin në Lushnje ku mbetën të vdekur dy persona.
Në mbrojtje policore janë marrë familjet e viktimave si dhe familjet e dyshuara si të përfshira në konflikt.

Ndërkaq policia vijon kërkimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim në atentatin në Lushnje.

Ministri i Brendshëm ka kërkuar reagime konkrete nga të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me vrasjen e dy personave që u qëlluan me armë pranë komisariatit të Lushnjes.

Ministri Xhafaj gjatë një takimi me policinë e Lushnjes të shtunën mësohet se ka qenë shumë i ashpër, duke kërkuar që të arrestohen autorët e masakrës së Lushjnes me çdo kusht dhe të zbardhet e plotë ngjarja që tronditi qytetin myzeqar.

Pasditen e 11 tetorit, dy të rinj humbën jetën në një atentat në Lushnje, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe dy të tjerë u plagosën.

Policia në Lushnje ka shtuar prezencën dhe kontrollet për të kapur dy të akuzuarit për atentatin, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Identifikimi i dy të dyshuarve Laert Haxhiu e Orges Bilbili, të shpallur tashmë në kërkim, është bërë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit” pasditen e të mërkurës./Oranews

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here