Home Aktualitet VIDEO/ Si u arrestuan 2 trafikantë kanabisi tek përroi i Popçishtit në...

VIDEO/ Si u arrestuan 2 trafikantë kanabisi tek përroi i Popçishtit në Maliq

0

Policia e Korçës dhe Komisariati i Policisë Maliq arrestuan dy trafikantë kanabisi në Maliq, tek përroi i Popçishtit. 8 kg kanabis iu gjetën atyre në momentin e arrestimit.

Të arrestuarit janë: M.K, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe L. Xh, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të dy do të akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

MALIQ-KORÇËPolicia godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.”Specialistët për Narkotikët, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, sekuestrojnë 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.Arrestohen në flagrancë dy shtetas, bashkëpunëtorë mes tyre.Në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e rasteve të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe nga veprime të mirëkoordinuara, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :M.K, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dheL. Xh, 25 vjeç, banues në Elbasan.Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, September 13, 2017

MALIQ-KORÇË

Policia godet një tjetër rast të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.”

Specialistët për Narkotikët, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, sekuestrojnë 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, bashkëpunëtorë mes tyre.

Në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e rasteve të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe nga veprime të mirëkoordinuara, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M.K, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe

1. Xh, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur “Përroi i Popçishtit” në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here