Home Bota VIDEO/ Dasma kthehet në tragjedi, i ftuari qëllon për vdekje adoleshentin me...

VIDEO/ Dasma kthehet në tragjedi, i ftuari qëllon për vdekje adoleshentin me pushkë

0

Ceremonitë martesore zakonisht organizohen për gëzim dhe të argëtuar të ftuarit, por në disa raste ato shndërrohen në tragjedi dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.

Pamjet rrëqethëse shfaqin momentin, kur një adoleshent qëllohet me pushkë për vdekje gjatë një ceremonie martesore që është zhvilluar në Egjipt.

Një mysafir i ftuar shihet duke ecur me pushkë në dorë, në podiumin e paraparë për të qëndruar nusja me dhëndrin në qytetin El Hamool në pjesën veriore të Egjiptit në regjionin Kafr El Sheikh.

Por, ai në një moment humb kontrollin mbi armën, duke qëlluar një 14-vjeçar i cili po qëndronte i përkulur nën podium. Si pasojë e plagëve të marra, disa minuta më vonë ndërron jetë.

Policia e El Hamool ka identifikuar viktimën si Ayman Alaa nga fshati Abu Sakin. Vrasjet e paqëllimshme gjatë dasmave në këtë vend nuk janë të rralla, derisa autoritet e sigurisë janë duke bërë të pamundurën që të ndalojnë përdorimin e armëve që festimit.

© SYRI.net

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here