Home Kryesore Veprimi dinak i Monika Kryemadhit

Veprimi dinak i Monika Kryemadhit

0

Fakti që tre deputetë të PD-së kanë votuar për Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi, në kundërshtim me vendimin politik të grupit parlamentar demokrat, nuk do të ishte zbuluar nëse LSI do merrte pjesë në votim. Burime të besuara në grupin parlamentar të LSI tregojnë se ka patur debate nëse duhet apo jo të marrin pjesë në votim për kandidaturën e Ruçit. Thuhet, se bile, ishte hedhur ideja që të kandidonin një deputete femër nga radhët e LSI përballë Gramoz Ruçit dhe më pas do të dilte se si voton krejt PD-ja, por ka vendosur personalisht Monika Kryemadhi kundër. Ajo ka thënë se ka mundësi se do të votojnë disa deputetë të PD-së pro Ruçit dhe nëse marrim pjesë me siguri do të dalë në konferencë shtypi Lulzim Basha për të na akuzuar se LSI bashkoi votat me PS dhe se kjo nuk është opozita e vertetë. Këtë e thotë një deputet i LSI për “KJ”. Ka patur debate në grupin parlamentar të LSI, por logjika prej femre e stërvitur në politikë e Monika Kryemadhit ka rezultuar pas votimit, triumfuese. Tre deputetë nga PD dolën se votuan pro Ruçit dhe nuk kishte se kujt t’ia hidhte “kopilin” te dera, tashmë PD-ja. I mbeti në derën e selisë blu!

Nëse LSI do ishte futur në votim, pa asnjë hezitim, sot do të sulmohej nga PD si një opozitë e blerë apo që vazhdon fshehurazi koalicionin me Edi Ramën, etj etj.

Falë aftësisë së Monika Kryemadhit, LSI shpëtoi nga një lojë djallëzore e dyshes Rama-Basha për të denigruar dhe sulmuar LSI në publik që sikur shiti votat për Ruçin.

Tashmë Lulzim Basha dhe vetë PD nuk kanë kujt ia faturojnë shitjen e votave të deputetëve të tyre. Mirë e tha ish-kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se na ka mbetur turpi në derë. Ai pohoi se deputetët që votuan janë të PD.

Por me sa duket për Lulzim Bashën, turpi hahet me bukë! E filloi me flirtin e datës 17 maji me Edi Ramën e vazhdon edhe me turpin e ditës së shtunë, kur nga njëra anë votonin demokratët për Gramoz Ruçin, kurse nga ana tjetër kryetari i PD shkonte e takonte ish-persekutuarit politikë jashtë parlamentit.

Turpi po hahet me bukë në selinë blu!

Pjerin Lezha

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here