Home Sport Sulmuesi i kombëtares e ka me De Biasin: Ai më kërkonte …

Sulmuesi i kombëtares e ka me De Biasin: Ai më kërkonte …

0

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Azdren Llullaku, në konferencën e sotme për shtyp nga grumbullimi i Kombëtares ka treguar se e sheh ndeshjen me Maqedoninë si një sfidë më të vështirë se ato ndaj Izraelit.

Futbollisti u shpreh se nuk e ndjen trysninë e mungesës së golit edhe pse ka luajtur rregullisht, pasi më parë i kërkohej më shumë të mbronte sesa të gjuante në portë.

Opinioni për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit

“Mendoj se i gjithë ekipi bëri një ndeshje shumë të mirë. Pjesën e parë nuk shënuam gol, por patëm 3-4 raste të mira shënimi. Pata rast edhe unë, por për fat të keq nuk shënova. Ka rëndësi që në fund fituam. Kjo është detyra jonë, kjo ka ndodhur, kështu që jemi shumë të kënaqur.”

Nëse ndjeu trysni nga mungesa e golit që kërkohet nga një lojtar si ai

“Jo, Normalisht pozicioni im është në krah, është hera e parë që luaj si sulmues në qendër. Pata shumë raste, nuk bëra gol, por ndodh. Herë të tjera në Kombëtare kam luajtur në krah dhe shumë mbrojtës, nuk kam pasur shanse për të shënuar, kam pas detyra të tjera, për të ndihmuar ekipin më shumë, si në fazën ofensive, ashtu edhe defensive”.

Përse skuadra luan më mirë ndaj ekipeve të forta dhe vuan ndaj të dobëtave

“Ndoshta është përqendrimi që ndryshon, normale që kur luan me një ekip të madh e ke përqendrimin 150%. Ndoshta është problem që u ndodh të gjitha ekipeve. Si tha edhe Roshi, nuk ka më ekipe të lehta, duhet të kesh të njëjtin përqendrim me të gjithë. Ne e respektuam Lihtenshtejnin dhe kjo na bëri të fitojmë ndeshjen”.

Si do të jetë ndeshja me Maqedoninë

“Mendoj se dje bëmë lojë shumë të mirë, patëm mbajtje topi 70% a më shumë. Nëse e kemi këtë mundësi për të luajtur topin edhe në Maqedoni, për të krijuar raste, mendoj se do të fitojmë edhe me të”.

Nëse pret një ndeshje të tensionuar

“Po patjetër. Ka shumë problem, kështu që ne mendoj se duhet të bëjmë maksimumin, jo vetëm për ne, por për të gjithë shqiptarët”.

Kë cilëson më të fortë, Irzaelin apo Maqedoninë

“Me Izraelin kishim problem këtu, se mbetëm me 10 lojtarë dhe penalltia menjëherë ishte problem ynë. Edhe atëherë kishim mundësi të fitonim, edhe me 10 e me 9 lojtarë luajtëm shumë mirë. Mendoj se Maqedonia do të jetë më e vështirë, është ekip më i mirë se Izraeli”.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here