Home Aktualitet Shkarkohet Drejtoresha e Burgut të Grave

Shkarkohet Drejtoresha e Burgut të Grave

0

Shkarkohet drejtoresha e Burgut të Grave në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhoi Jakaj në një postim në rrjetin social ‘facebook’. Jakaj ish­drejtore e I.E.V.P. “Ali Demi”, ka shkruar se shkarkimi i saj nuk u shoqërua me motivacion por thjesht nuk u pa e arsyeshme vazhdimësia e saj në këtë detyrë. “Per mua nuk ka punonjës dembel te paafte as sistem te korruptuar, te tille i bëjnë drejtuesit kur ata nuk drejtojnë me parime dhe shembuj konkret, unë ia dola dhe po ik me kokën lart dhe e respektuar nga shumica prej tyre,” tha Jakaj

Postimi i plotë: Te dashur miq: Si per ironi te fatit me daten 10 .eshte emrimi dhe shkarkimi im si Drejtore e burgut te grave, sot dorezova detyren ne formen me qytetare e te civilizuar. Qeveria aktuale nuk e pa te arsyeshme vazhdimesine time ne kete detyre. Gjate 22 muajve ne drejtimin e atij institucioni zbatova me perpikmeri ligjin, por nuk kam reshtur as nuk do reshte se foluri dje, sot, neser e pergjithnje ne mbeshtetje te njerezve ne nevoje edhe nese ajo ka kosto, ne punen e jeten time ka vend ndershmeria, virtyti, dhe e verteta.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here