Home Sociale Rrëfimi rrëqethës i nënës 25-vjeçare: Jam detyruar të prostituoj, vajzat flenë në…

Rrëfimi rrëqethës i nënës 25-vjeçare: Jam detyruar të prostituoj, vajzat flenë në…

0

Një prej përdoruesve të heroinës që po lufton për t’u larguar nga bota e errët e drogës, quhet Sara. Me një vështrim të turbullt, ajo është ulur në parkun afër qendrës së kryeqytetit me dy vajzat e saj të vogla në prehër. E divorcuar 3 vite më parë nga i shoqi dhe pa asnjë mbështetje, 25-vjeçarja tregon për “Gazeta Shqiptare” kalvarin e gjatë të vuajtjeve, betejën e përditshme për mbijetesë dhe përpjekjet e vazhdueshme për të hequr dorë nga droga.

4 vite më parë, e detyruar nga ish-bashkëshorti, ka filluar të konsumojë heroinë e të prostituojë pa dëshirën e saj. Sot, Sara kërkon ndihmë nga shteti për fëmijët e saj që flenë në “shtëpinë e kartonit” që ajo ka sajuar për to, në shkallët e një ndërtese.

Sa vjeç ishit kur provuat drogën për herë të parë?

Në moshën 17-vjeçare u martova, dhe nga kjo martesë erdhën në jetë 2 vajzat e mia, momentalisht njëra 6 e tjetra 8 vjeçe. Para 4 vitesh, ish-bashkëshorti im më detyroi të konsumoja heroinë. Nuk kisha pirë kurrë asnjë lloj droge më parë dhe heroina bëri që unë të humbisja kontrollin mbi veten dhe të kisha luhatje të vazhdueshme, madje mezi qëndroja në këmbë.

Pra ju keni qenë e detyruar ta përdornit heroinën?

Patjetër që po! Ish-bashkëshorti im filloi të pinte alkool e heroinë dhe më detyroi me dhunë që ta përdorja edhe unë. Nuk kisha asnjë mbështetje, pasi nëna im vdiq nga kanceri dhe isha fillikate në këtë botë. E vetmja gjë që më mbante gjallë ishin dy vajzat e mia të vogla, që nuk doja t’i lija në duart e babait të tyre.

A ushtronte dhunë ish-bashkëshorti mbi ju?

Në fillim të martesës çdo gjë shkonte mirë, por ish-bashkëshorti im filloi të ushtronte dhunë ndaj meje dhe ndaj vajzave. Madje ai kur më jepte heroinë, më rrihte, dhe një ditë më detyroi të bëja rolin e prostitutës për të fituar paratë që humbi në bixhoz.

Sa herë të tjera ju detyroi ai që të prostituonit?

Për një vit rresht, unë kam qenë e detyruar të pi heroinë e të bëj rolin e prostitutës, duke duruar edhe dhunën ndaj meje e ndaj fëmijëve. Im shoq nuk na siguronte asgjë, madje shumë herë rrinim pa ngrënë, pasi lekët që bëja unë si prostitutë, ai i merrte të gjitha. Kërkoja nëpër xhepa me shpresë se mund të gjeja ndonjë 10-lekësh për të blerë bukë për vajzat që po dobësoheshin dita-ditës.

(BalkanWeb)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here