Home Sport Renditja e re e FIFA/ Shqipëria humb 5 pozicione, ngjitet Kosova. Maqedonia,...

Renditja e re e FIFA/ Shqipëria humb 5 pozicione, ngjitet Kosova. Maqedonia, rritje me “katapultë”

0

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të ekipeve kombëtare. Për muajin tetor të 2017-s, kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 5 vende në renditje duke u rrëzuar në pozicionin e 71-të. Kjo rënie vjen pas dy humbjeve të pësuara me Spanjën dhe Italinë.

Edhe Kosova i humbi të dyja ndeshjet përballë Ukrainës dhe Islandës, por në këtë renditje ka fituar një pozicion duke mbajtur vendin e 183-të.

Maqedonia ka bërë një rritje mjaft të madhe prej plot 18 vendesh. Skuadra që ishte në të njëjtin grup me Shqipërinë mori 4 pikë në dy ndeshjet e fundit duke barazuar në Itali dhe duke mposhtur Lihtenshtejnin.

Renditja në krye nuk ka pësuar ndryshime teksa 6 vendet e para vazhdojnë të mbahen nga Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika dhe Polonia. /PanoramaSport/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here