Home Aktualitet Prangoset për 3.5 ton drogë në Itali Moisi Habilaj, i akuzuar si...

Prangoset për 3.5 ton drogë në Itali Moisi Habilaj, i akuzuar si kushëriri i Saimir Tahirit

0

Mëngjesin e ditës së sotme, në Katania të Italisë është përmbyllur një operacion i madh antidrogë i cili ka patur si bilanc shkatërrimin e një bande kriminale të mirëorganizuar që drejtohej nga italianë dhe shqiptarë.

Organizata kriminale kishte transportuar kohën e fundit rreth 3.5 ton marijuanë përmes Shqipërisë. Në pranga e policisë kanë rënë 7 persona, 4 shqiptarë dhe 3 italiane.

Por nga emrat e bërë publike nga policia italiane, të bie në sy arrestimi i Moisi Habilaj, i cili sipas opozitës është kushëriri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, ndërsa në shumë raste ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar se ai trafikonte drogë me makinën e tij tip ‘Audi’.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Gjatë operacionit policor të koduar ‘Rosa dei venti’, u konfiskuan 20,000 euro para kesh. Por nga ana tjetër, ky grup kriminal nuk trafikonte vetëm marijuanë nga Shqipëria, por edhe kallashnikovë të cilët arrinte t’i shiste në tregun e zi italian.

Mediat lokale shkruajnë se gjatë viteve të fundit organizata kriminale kishte mundur të furnizonte e qarkullonte drogë në vlerën marramendëse të 20 milionëve eurove./Gazeta Express

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here