Home Sport Përballja ndaj Partizanit të Beogradit, Skënderbeu shet bileta në tre qytete

Përballja ndaj Partizanit të Beogradit, Skënderbeu shet bileta në tre qytete

0

TIRANE – Klubi i Skënderbeut ka nxjerrë sot një tjetër njoftim sqarues në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjen e grupeve të Ligës së Evropës ndaj Partizanit të Beogradit. Tifozët mund të pajisen me biletë në tre pika shitjesh në qytetet e Korçës, Elbasanit dhe Tiranës.

Njoftimi i Skënderbeut

Të enjte, 19 Tetor, ora 21:05, Ujqërit presin në stadiumin ‘Elbasan Arena’, Partizanin e Beogradit. Takim i vlefshëm për fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Ujqërit në kërkim të fitores për të mbajtur hapur shanset për të kaluar më tej. Ju bëjmë thirrje tifozëve për mbështetje maksimale në këtë takim mjaft delikat. Bashkë më të fortë, të bashkuar për të vijuar ëndrrën europiane.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna G dhe C – 500 Lekë

Tribuna E, D dhe F – 700 Lekë

Tribuna A1, A2, A3, A4 – 2000 Lekë

Tribuna B1, B2, B4, B5 – 2000 Lekë

Tribuna B3 – 3000 Lekë

Tribuna VIP – 6000 Lekë

PIKAT E SHITJES – Biletat po shiten aktualisht në Korçë, Elbasan

dhe Tiranë.

– Korçë, pika e shitjes përballë me kinemanë.

Oraret: 09:00 deri më 20:00

– Elbasan, Stadiumi ‘Elbasan Arena’.

Oraret: 09:00-14:00 dhe 17:00-20:00

– Tiranë, Stadiumi ‘Selman Stermasi’.

Oraret: 09:00 deri më 17:00

TRANSFERTA – Për këtë transfertë klubi ka vendosur sërish transport falas për tifozët që dëshirojnë të ndjekin ekipin në ‘Elbasan Arena’. Detajet e udhëtimit do publikohen në vijim.

ORGANIZIMI – Biletat për takimin e radhës për shkak të rëndësisë së veçantë që mbart takimi do të jenë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të bëhet ne kartë identiteti. Tribunat D, E dhe F do të shiten vetëm në qytetin e Korçës. Klubi prej javësh në bashkëpunim me UEFA, policinë e shtetit dhe Security janë duke marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij takimi. Lutemi të gjithë tifozëve që ky takim të mbetet brenda ‘kornizave’ të futbollit për të mos dëmtuar për ndeshjet në vazhdim klubin.

Qëllimi ynë si klub por besojme edhe për tifozët e zjarrtë bardhekuq është fitorja dhe kalimi i grupeve. #bashkëiadalim

(PanormaSport/BalkanWeb)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here