Home Politike PD, nismë në Kuvend: Të jepen falas librat shkollorë nga klasa e...

PD, nismë në Kuvend: Të jepen falas librat shkollorë nga klasa e parë deri në të nëntën

0

Partia Demokratike do t’i paraqesë Kuvendit, amendamentin për dhënien falas librave të nxënësve shqiptarë nga klasa e parë deri në klasën e nënë.

Lajmin e dha sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentare. “Çështja e dytë që kemi diskutuar me prioritet, – tha ai, – ka qënë amendamenti që do t’i përcillet Kuvendit, për financimin nga Buxheti i Shtetit i gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.”

Nismën e PD-së dhe të kryetarit të saj, Basha, e ka mbështetur indirekt edhe Ambasadori amerikan Donald Lu, i cili, më 30 shtator nga Rrësheni, iu drejtua nxënësve shqiptarë me këto fjalë:

“Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë opozitën, kërkuan libra falas për studentët. Ky është një vend i varfër. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë fondet që të blejë libra për studentët. Dhe kur qeveria thotë se nuk mund ta përballojë këtë, ju duhet ta pyesni si po paguajnë për godinat e tyre të dashura të qeverisë, për makinat e tyre luksoze dhe për udhëtimet e tyre jashtë vendit?!”

Komunikimi me mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Posted by Lulzim Basha on Monday, October 16, 2017

© SYRI.net

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here