Home Kryesore Parashikimi i Arian Çanit: Edi Rama në pushtet për 16 vjet!

Parashikimi i Arian Çanit: Edi Rama në pushtet për 16 vjet!

0

Gazetari Arian Çani i ftuar në “Studio e Hapur” emisioni i politikës në “News 24” foli për qeverinë “Rama 2” e cila u dekretua dy ditë më parë nga Presidenti i vendit Ilir Meta.
Sipas Çanit, Rama përveç këtij mandati, Rama do marrë edhe dy mandate të tjera, pra do qëndrojë në pushtet plot 16 vjet.
Arsye për këtë, siç la të nënkuptohet gazetari është opozita e dobët.
“Të dytin e ka fituar, tani po mendohet për të tretin. Nëse vazhdon kështu opozita, Rama do marrë edhe të katërtin”,- u shpreh ai.
Sipas Çanit, kryeministri Rama, të cilin ai e cilëson një adhurues të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, do vijojë të përdorë teknika diktatoriale, njësoj si ai.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here