Home Sociale Nëna e fëmijës me Sindromën Down tregon kalvarin: Vdekshi të tërë, shtet...

Nëna e fëmijës me Sindromën Down tregon kalvarin: Vdekshi të tërë, shtet m***!

0

Themeluesja e Fondacionit Down Syndrome Albania, Emanuela Pepkola Zaimi, tregon kalvarin prej ditësh për të bërë një analizë për fëmijët. Pas sorollatjeve në dyert e spitaleve, në fund kur mendoi se mbaroi punë, ajo shprehet se punonjësit i thanë se duhet të paguajë, pasi sipas tyre duhet rekomandim nga mjeku për një analizë të kërkuar nga çerdhja.

Situata e krijuar ka sjellë shpërthimin e Emanuela Pepkola Zaimit: “O po ju vdekshi të tërë që na hyni në hak përditë. Vdekshi me plot gojën”, shprehet ajo me nota revolte në një status në Facebook. Emanuela Pepkola Zaimi është nënë e një fëmije me Sindromën Down.

STATUSI I EMANUELA PEPKOLA ZAIMIT:

Shtet m****. Ky eshte shteti dhe shendetesia falas, qe na ka pajisur dhe me karta shendeti kalamajsh. Zbor per te marre nje analize k**** kalamajsh per ne cerdhe.
1. Analiza duhet bere se s’ben ne shtet. Cudi!! Po kariotipin pse se beni ne shtet? Pse per analizen e kakes duhet te vijme ne shtet dhe per analiza gjenetike na coni ne privat?

2. Erdha te premten, eshte mbyll laboratori thane, punon 8-10. Po si tja bej po se bene ne mengjes kalamajte pyeta.? Ruaje ne frigorifer nga e shtuna ose e djel me thane. Dhe ashtu beme. Hapnim frigoriferin te merrnim djathe, por syte na shkonin ke kaka.

3. Sa kushton analiza pyeta? Nese ke karte shendeti te femijeve eshte falas me thane, nese jo 800 leke. Kam karta ju thashe.

4. Erdhi e hena. Erdha dhe une me kakat ne dore. Zura rraaaaaaaaaadhe, o sa rraaaaaaadhe. Me erdhi rradha me ne fund. Aaaa jo tha do paguash.duhet dhe rekomandim nga mjeku. Rekomandim? Po ma ka kerkuar cerdhja jo mjeku. Ooooo sa kam uleritur…..o kam tundur higjenen sot. Histerizmi im ne maksimum.

O po ju vdekshi te tere qe na hyni ne hak perdite. Vdekshi me plot gojen. Ju s’i dilni dot per zot kakes se femijeve tane jo me ndonje gjeje me shume. Vdekshi vdekshi, gjithe diten sot kete do ju uroj. /portali DurresLajm/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here