Home Kultura “Misteri” merr fund, tani mund ta vizitoni të gjithë “Pallatin e Brigadave”...

“Misteri” merr fund, tani mund ta vizitoni të gjithë “Pallatin e Brigadave” (Foto)

0

TIRANE – Një nga vendet më të mistershme të kryeqytetit, që vitet e fundit është bërë pjesë e eventeve të mëdha politike, artistike ka hapur dyert për të gjithë.

Misteri i historisë që mbart Pallati i Brigadave, sidomos për faktin se ka qenë gjithmonë i mbyllur për sytë e publikut, tani mund të zbulohet çdo fundjavë. Për herë të parë që prej ndërtimit të tij, parqet e Pallatit të Brigadave kanë hapur dyert për të gjithë vizitorët gjatë fundjavës.

Ata që e vizituan, mbetën të kënaqur nga madhështia dhe bukuria e kopshteve rreth e qark. Parqet e Pallatit të Brigadave do të qëndrojnë hapur çdo fundjavë. Lajmin e ka ndarë për publikun edhe kryetari i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj.

(er.cu/BalkanWeb)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here