Home Politike Ministri Majko jep lajmin e madh për diasporën shqiptare

Ministri Majko jep lajmin e madh për diasporën shqiptare

0

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka prezantuar këtë të hënë strategjinë e qeverisë shqiptare për diasporën, duke paralajmëruar agjencinë përgjegjëse për shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjve.
Pandeli Majko u shpreh se vota e emigrantëve do të jetëzohet pavarësisht se numrat e emigrantëve do të jetë një votë e frikshme për sistemin zgjedhor në vend. Nga ana tjetër, Pandeli Majko ka deklaruar se një kanal i TVSH-së do t’i kushtohet diasporës, ashtu si edhe një fond për investimet.

“Do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit. Shqipëria dhe Kosova mbulojnë së bashku një projekt mjaft të gjerë të diasporës. Plani për diasporën duhet të nisë zbatimin menjëherë. Do jetëzohet vota e emigrantëve. Vota e emigrantëve ‘e frikshme’ për sistemin tonë.

Do krijohet gazeta për diasporën dhe shumë shpejt do jetë dhe kanali TVSH 3 që do iu kushtohet problemeve të diasporës.

Në fund të muajit shtator ka qenë në zyrën e kryeministrit dhe Bankës së Shqipërisë i cili do të krijojë një fond garancie që do të shërbejë për kreditë e nevojshme të investimit.”-tha Majko. /Gazeta Express

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here