Home Bota Mbi 300 të vdekur nga sulmi me bomba në Mogadishu

Mbi 300 të vdekur nga sulmi me bomba në Mogadishu

0

Më shumë se 300 persona janë vrarë nga shpërthimi i dy bombave në Mogadishu, njoftojnë zyrtarët somalezë. Sulmi i së shtunës pasdite është më vdekjeprurësi në 10 vitet e fundit në Somali.

Lokalët i kanë vërshuar spitalet në kërkim të të afërmeve dhe miqve të tyre në përfshirë në sulmin binjak me bomba, transmeton Express.

Numri i të vdekurve është rritur vazhdimisht që nga e shtuna, kur shpërthimet – për të cilat asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë deri më tani – goditi dy kryqëzime të dendura në zemër të qytetit.

“E kemi konfirmuar se 300 njerëz kanë vdekur në shpërthim. Numri i të vdekurve do të jetë më i lartë për shkak se disa njerëz janë zhdukur”, ka thënë drejtori i shërbimit emergjent të qytetit, Abdikadir Abdirahman, raporton Reuters. /Express/

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here