Home Editorial Lulzim Basha drejt radikalizimit

Lulzim Basha drejt radikalizimit

0
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga opozita perpara godines se Kryeministrise, ku kane kerkuar doreheqjen e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi./r/n/r/nLeader of the Albanian opposition Democratic Party and mayor of Tirana Lulzim Basha gestures as he speaks in front of the government building in Tirana on March 12, 2015, during a ruing a rally to demand the resignation of the Parliament speaker. The Albanian opposition requests the resignation of Parliament Speaker Ilir Meta, the junior ally in the government coalition and that of Socialist Prime Minister Edi Rama following accusations from a Socialist MP that Meta had commissioned assassinations. Meta maintains that the charges, which are being investigated by the Prosecution office, are fabricated.

Lulzim Basha nuk është më “djali i mirë”, siç pëlqen ta quaj Kryeministri Rama pas pazarit të 18 majit. Prej disa javësh, “djali i urtë” i Ramës ka ndërruar sjellje. Pasi shpalli të vdekur marrëveshjen-pazar me kreun e qeverisë, Basha është rikthyer fuqishëm në aksionin politik. Në seancat e Kuvendit synon të jetë “violina e parë” e opozitës duke folur më shumë, edhe më egër, se sa Sali Berisha. Por nuk është mjaftuar vetëm te retorika dhe fjalimet e ashpra. Në seancën e djeshme në Kuvend, Basha ka kaluar për herë të parë edhe tek veprimet konkrete. Mjeshtërisht ia arriti të fuste në kurth mazhorancën dhe deri diku ia arriti.

Ashtu si Sali Berisha, në ditët e veta më të egra opozitare, Lulzim Basha dje ka zaptuar foltoren e Kuvendit duke mos pyetur as për rregulloren e Kuvendit dhe as për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi. Me akuza që nisnin që nga qëndrimet e ambasadës në “Rrugën e Elbasanit” dhe përfundonin te bandat e Elbasanit, kreu i PD bëri që mazhoranca të humbte durimin. Gramoz Ruçi u detyrua që të firmoste përjashtimin e parë për këtë legjislaturë duke kërkuar nxjerrjen jashtë nga salla e Kuvendi të kreut të PD. Tensionet kanë arritur kulmin në seancë kur Garda e Republikës ka tentuar të ndërhyjë. Gramoz Ruçi duke ruajtur “qetësinë dhe dashurinë” e mësuar nga paraardhësi i tij kryeparlamentar, Meta, iu shmang përplasjes të cilën e kërkonte me shumë insistim PD.

“Djali i urtë” i opozitës e mori në sy rrezikun dhe megjithë vendimin përjashtues të Ruçit dhe kundërshtinë e Gardës qëndroi në sallën e Kuvendi. Pas mbylljes së seancës, Basha lëshoi një paralajmërim të fortë për të ardhmen e aksionit opozitar. Kreu i PD-së deklaroi se nëse mazhoranca vazhdon me heqjen e fjalës për opozitën, populli do të marrë në dorë Parlamentin. Është një thirrje lufte që Basha ia dërgoi direkt Edi Ramës, por edhe demokratëve për protesta dhe reagim qytetarë në ditët e ardhshme.

Kjo retorikë e Lulzim Bashës ishte harruar që prej ditëve kur ngriti çadrën në mes të bulevardit. Tashmë Basha është rikthyer prapë drejt linjës së ashpër. Tani ka edhe përvojën e politikanit që një herë e mashtruan ose u “vetëmashtrua” ndaj e di që dëmi më i madh që u bëhet aksioneve politike është kur i lë në mes të rrugës dhe bëhet pjesë e mazhorancës në mënyrat që di Rama. E hëngri njëherë Basha nga Rama. Një fjalë e urtë popullore thotë se “kur më rren (gënjen) herën e parë të vraftë Zoti, nëse më rren prapë herën e dytë, të ruajtë Zoti”!

Por çfarë qëndron pas radikalizimit të Lulzim Bashës? Cilat janë arsyet që po e detyrojnë Luzlim Bashën, që nga një lider me format të moderuar, të orientojë aksionet e tij politike drejt reagimeve të ashpra radikale? Basha dhe njerëzit afër tij, po mundohen ta justifikojnë këtë vendimmarrje si një proces të natyrshëm të opozitës përballë keqqeverisjes. Por qeveria nuk u bë e keqe vetëm këto dy javë. Problemet që ngre Basha dhe PD ndaj mazhorancës kanë qenë të tilla dhe më parë. Më shumë sesa qeveria, Basha po ndryshon për shumë arsye që nuk lidhen vetëm me mazhorancën.

Arsyeja e parë e radikalizmit të Bashës duhet kërkuar te zhvillimet në Partinë Demokratike. Grupi antiBasha prezantoi zyrtarisht lëvizjen që kërkon largimin e tij nga drejtimi i PD-së. Argumenti kryesor i antiBashëve është se Lulzim Basha nuk e sjellë dot PD në pushtet dhe nuk di të bëjë opozitë të fortë. Ndaj, këtë të fundit po bën Basha këto ditë. Po u tregon kundërshtarëve se di të jetë edhe lideri i protestave e aksioneve të forta. Duke kaluar në vendime të forta dhe radikale, Basha rrit mbështetjen e PD, por edhe largon vëmendjen e opinionit nga sherri që po zhvillohet në selinë blu. Është një strategji që në të gjitha rastet i shërben Bashës dhe kritikët nuk mund të sulmojnë më kryetarin. Duke e sulmuar në këto momente, indirekt duket sikur i bëjnë opozitë, opozitës dhe i shërbejnë Edi Ramës. Kjo është një taktikë djallëzore, por efektive e Bashës.

Arsyeja e dytë është marketingu politik i munguar i Lulzim Bashës. Në këto katër vjet gjithmonë ka qenë nën hijen e Sali Berishës. Kuvendi dominohej nga Berisha dhe gjithë aksionet e forta dukej sikur nuk nisnin pa qenë dakord Berisha. Salla e parlamentit është vendi ideal për të “pjekur” politikisht Lulzim Bashën. Duke u përballur me Gramoz Ruçin, i cili është “shtylla kurrizore” e PS, duke zënë foltoren, duke bërë ndonjë sherr me Edi Ramën, Basha rrit kuotat e veta si politikan. Berisha ka ecur në politik përmes vendimeve ekstreme dhe sjelljeve radikale. Këtë gjë po imiton edhe Basha këto kohë. Po çon në ekstrem aksionin e PD. Që ky projekt të jetë i besueshëm duhet që Basha të provojë se pas kuintave nuk ka mbështetjen e Edi Ramës. Sepse ka edhe një teori konspirative se e djeshmja ishte e gjitha një skenar brilant i Edi Ramës për ti rritur kuotat në selinë blu përballë shtimit të vrullit të grupit AntiBasha.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here