Home Speciale Lorik Cana- legjenda e gjallë e futbollit

Lorik Cana- legjenda e gjallë e futbollit

0

Të hënën dy ngjarje të rëndësishme; ndeshja me Italinë në Shkodër e kombëtares tonë të futbollit si dhe pak para ndeshjes largimin e legjendës shqiptare nga futbolli, të Lorik Canës. Lorik Cana mbetet legjendë e gjallë e futbollit shqiptar. Rrugëtimi i tij prej më shumë se 13 vjet me kombëtaren përfundoi pikërisht një vit më parë, në majën e Evropës, në finalet e të parit Evropian për Shqipërinë, por Lorik Cana e ka shkruar emrin e tij mes legjendave të futbollit shqiptar shkruan edhe Express.

Futbollisti që i dha vlerë statusit të kapitenit i ka varur këpucët në gozhdë dhe sot në nder të tij Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të organizojë një ceremoni speciale lamtumire nga futbolli. Për momentin, gjithçka është mbajtur sekret, por ajo që është e sigurt është se pritet të jetë një ceremoni e veçantë, përpara fillimit të takimit me Italinë ku stadiumi do jetë plot e përplot. Nuk ka asnjë biletë të pashitur, thonë burimet në FSHF.

Lorik Cana u kthye në kapitenin simbol të ekipit kombëtar për karakterin dhe personalitetin e tij. Ai u bë pjesë e kombëtares në pranverën e vitit 2003, kohë në të cilën skuadra drejtohej nga Brigel.

Në atë kohë, djaloshi gjakovar militonte në radhët e PSG. Shumë shpejt Cana u integrua në skuadrën kuqezi, ku fillimisht e nisi si mesfushor, për t’u pozicioniar më pas si një qendërmbrojtës.

Në karrierën e tij të gjatë Cana luajti në kampionatet më të rëndësishme të Evropës, për të nisur me një testim te Arsenali që kur ishte 16 vjeç, e për të vijuar më pas në Francë me PSG e Marseille, ku në moshën 23 vjeçare u bë kapiten i skuadrës. Në vitin 2009 u transferua në Angli te Sunderland dhe një 1 vit më pas në kampionatin turk me Gallatasaray.

Nga viti 2011-2015 Cana ishte pjesë e Lazios në Itali, ndërsa karrierën e mbylli në Francë në radhët e Nantes. Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 ndeshje, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar.

Lorik Cana largohet nga futbolli i kombëtares duke u kthyer në legjendë e gjallë.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here