Home Opinion Kokëdhima: Edi Rama, ky dhjaks, cub dhe ç’njerëzor me popullin e thjeshtë

Kokëdhima: Edi Rama, ky dhjaks, cub dhe ç’njerëzor me popullin e thjeshtë

0

Kryetari i partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, e cilësoi frikacake dhe të pabesë qeverinë e Edi Ramës, duke vënë përballë prishjet e banesave në Shkozë dhe në Himarë. Sipas tij për të parat, Rama dërgoi fadromat dhe i shkatërroi, ndërsa për të dytat çoi dy ministra për të biseduar fshehurazi, pas kërcënimeve të Athinës. Kokëdhima pyeti me sarkazëm nëse banorët e Shkozës duhet të deklarohen grekë apo serbë që të mos ndëshkohen nga qeveria e Ramës.

“Rama refuzoi kërkesat e përsëritura dhe propozimet këmbëngulëse të mia dhe të Zgjidhja-s për t’i legalizuar e shpronësuar me çmime tregu të gjitha ndërtimet e banorëve të Himarës që preken nga projekti për urbanizimin e qendrës së qytetit.

Ky “trim” që i thoshte deri dje Athinës “Shiko punët e tua!” pranoi menjëherë kërkesat e drejta të himarjotëve sapo i trashi zërin Athina, Brukseli e kushedi çfarë lobi tjetër deri në SHBA” – shkruan Kokëdhima.

“Qeveria e tij e pabesë u dërgoi natën fadromat 160 familjeve në Shkozë, pa asnjë paralajmërim. Sot ka pranuar t’i shpronësojë (kompensojë) të gjithë në Himarë me “çmime tregu”. Ndërkohë banorët e Shkozës, që të vetmin “mik dhe përkrahës” duhet të kishin shtetin e tyre,  flaken në rrugë pa asnjë kacidhe” – shkruan Kokëdhima.

“Ky është Rama i vërtetë: Dhjaks përpara Athinës dhe Brukselit, i egër, çnjerëzor dhe cub me popullin e varfër të Shkozës! Ç’të bëjnë banorët e Shkozës që të dëgjohen nga kjo qeveri? Të vetëshpallen grekë apo serbë?! Apo të ikin “me kuç e me maç” nga sytë këmbët për “të marrë eksperiencë nëpër shtetet e largëta të botës”, siç thotë kryeministri ynë?! Rama refuzon të flasë e dëgjohet me shqiptarët, me popullin, me himarjotët, me qytetarët e Shkozës, me ZGJIDHJA-n, me mua, me partitë e tjera shqiptare, me deputetët, dhe shkon e merret vesh fshehurazi me Bollanon, Belerin dhe Omonian! Vajmedet për timonierin që kemi!” –shkruan Kokëdhima.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here