Home Sport Juventus – Lazio, kjo është nota e Strakoshës pasi bëri mrekullinë

Juventus – Lazio, kjo është nota e Strakoshës pasi bëri mrekullinë

0

Lazio e ka mposhtur 2:1 Juventusin fal portierit të Kombëtares shqiptare që priti penaltinë e Paulo Dybalas.

Juventusi është njoftuar me humbje në Serie A këtë edicion pasi është mposhtur 2:1 në shtëpi nga Lazio, shkruan Gazeta Express.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi në minutën e 24’ me golin e Douglas Costas.

Por, mysafirët përmbysën gjithçka me dy golat e sulmuesit në top formë, Ciro Immobile, që realizoi në minutat (47’) dhe nga penaltia (55’).

Juve kishte mundësi të merrte së paku një pikë, por nga pika e bardhë dështoi Paulo Dybala në minutën e 97’të, goditjen e të cilit e priti portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, duke u shndërruar në hero për mysafirët. /Gazeta Express/

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here