Home Politike FOTO/ Zbardhen strukturat e reja të ministrive të qeverisë ‘Rama 2’, ja...

FOTO/ Zbardhen strukturat e reja të ministrive të qeverisë ‘Rama 2’, ja institucionet që shkrihen

0

Zbulohen strukturat e reja të ministrive që ka krijuar Edi Rama për kabinetin e tij të dytë qeverisës. Ajo që bie në sy është reduktimi i pozicioneve të punës në organigramat e ministrive.

Më evidente është kjo në të ashtuquajturat “super-ministri”, pra në dikasteret të cilat në qeverinë e re kanë marrë nën vete ministritë “e shkrira”. Kështu ministritë nga ku fluksi i largimeve do të jetë masiv, janë:

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Jashtme etj.

Siç dihet tashmë, dikasteret më të goditura do të jenë ato që gjatë 4 viteve të shkuara janë drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim por nuk do të kursehen as “të pakënaqurit” socialistë, punonjës të administratës të cilët kanë shprehur vërejtje të caktuara për mënyrën e qeverisjes.

E vetmja pjesë e kësaj strukture e cila do të ketë rritje të numrit të punonjësve do të jetë Kryeministria. Civitas.al, publikoi para disa javësh strukturën e re të Kryeministrisë, e cila do të ketë një numër rekord punonjësish në shërbim të Edi Ramës, afërsisht 1300.

Më poshtë keni organigramat e reja të të gjitha ministrive. /Civitas.al

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here