Home ShowBiz FOTO/ ‘Gjithmonë bashkë, jemi një’, Luana dhe Marina ‘kalojnë’ në ekstazë gjatë...

FOTO/ ‘Gjithmonë bashkë, jemi një’, Luana dhe Marina ‘kalojnë’ në ekstazë gjatë këtij kërcimi

0

Dasma e prezantueses Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi zgjoi shumë pluhur gjithandej në media.

Nuk la pa u komentuar asgjë, që nga dukja e Marinës si nuse e deri tek të ftuarit VIP, të cilët shijuan në maksimum atmosferën në një nga dasmat më të përfolura të vitit.

Marina u bë kështu një nuse kosove, duke i lëshuar radhën për martesë motrës tjetër të vogël, Luanës. Kjo e fundit gjithashtu mori vëmendjen e mediave me pamjen e saj vezulluese në dasmën e motrës.

Së fundmi, Luana ka publikuar disa imazhe të veçanta nga dasma, ku shfaqet bashkë me Marinën teksa po kërcenin në mes të pistës së vallëzimit.

Me një buzëqeshje që ju shkëlqen në fytyrë dhe pamje elegante, motra Vjollca dukeshin vezulluese pranë njëra-tjetrës.

Janë disa fotografi, që Luana ka publikuar në Instagram, ndërsa në përshkrimin e secilës prej tyre ka shkruar nga një fjalë, por që të mbledhura së bashku formojnë fjalinë: “Gjithmonë bashkë, jemi një. kaq shumë e lumtur”.

Dhe në fakt, si në çdo paraqitje televizive, ashtu dhe kudo tjetër, ato janë të pa ndara nga njëra-tjera dhe imazhet në fjalë e përshkruajnë më së miri një dashuri të pafundme mes motrash.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here