Home Aktualitet Denoncimi i Bashës për fshehjen e rrëmbimit, Policia e Fierit: Si qëndron...

Denoncimi i Bashës për fshehjen e rrëmbimit, Policia e Fierit: Si qëndron e vërteta

0

Pas akuzave publike të bëra dje nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku pretendonte se pengmarrja e një personi është mbajtur e fshehtë nga policia, ka reaguar kjo e fundit. Në denoncimin e Bashës, thuhej se pas kësaj ngjarje fshihej “sponsori më i madh i Partisë Socialiste në Fier, Renato Çami”.

Por, Policia e Fierit në reagimin e saj mohon akuzat, ndërsa thekson se lajmi është publikuar në faqen zyrtare. Mes të tjerash policia i ka bërë thirrje qytetarëve dhe partive politike që të kërkojnë informacion duke u garantuar përgjigje në kohë, për të shmangur sipas tyre dhe pasaktësitë në mos abuzimet me faktet.

REAGIMI I POLICISË

Në lidhje me statusin e publikuar nga Kryetari i Partisë Demokratike në rrjetin social ‘Facebook’ ku akuzohet Policia e Fierit për fshehjen e një ngjarje, informojmë se ngjarja në fjalë nuk është fshehur, por sipas procedurës standarde të punës është publikuar dhe mund të gjendet lehtësisht si çdo njoftim tjetër në faqen zyrtare online të Policisë së Shtetit.

Konkretisht ngjarja e pasqyruar në web “Më datë 03.10.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për veprën penale “Heqje të paligjshme të lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, pasi më datë 03.10.2017 është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi F.L., 20 vjeç, banues në fshatin Petovë Fier, se në datë 02.10.2017, në lagjen “1 Maj” Fier është rrahur nga disa persona dhe është mbajtur peng për disa orë në një banesë”.

Policia e Shtetit është e vendosur të kryejë detyrën me përgjegjësi e seriozitet dhe të ndëshkojë çdo paligjshmëri e këdo që shkel ligjin. E për këtë arsye, Policia e Shtetit fton çdo qytetar dhe parti politike të kërkojë informacion duke u garantuar përgjigje në kohë, për të shmangur pasaktësitë në mos abuzimet me faktet.

DENONCIMI I BASHES

“Pershendetje zoti Basha, une qe po ju shkruaj jam nje punonjes policie ne rrethin e Fierit dhe dua tju tregoj per nje ngjarje qe ka ndodhur ne qyetin e Fierit ku para rreth dy javesh eshte marre peng nga Renato Çami nje qytetar per tre dite dhe policia nuk nderhyri dhe nuk shkoi fare te banesa e ketij te fundit. Pasi u lirua pas tre ditesh qytetari i marre peng shkoi ne spital ne reanimacion ne gjendje te rende dhe kur shkoi policia si kishte deklaruar se ishte mare peng nga Renato Cami ne lagjen 1 maj ne banesen e tij ku nuk guxon te futet njeri, aty erdhen prape ushtaret e Renatos dhe e kishin goditur dhe ky person kishte ndryshuar deshmine e tij. Dua te them se Renato Cami esht sponsori me i madh i Partise Socialiste ne Fier ne bekimin e kryetarit te kuvendit Gramoz Ruci. Personi i cili u mor peng dhe u torturua ishte se bashku me nje tjeter person i quajtur Klajdi Crraga por ky i fundit nuk u kap dot. Ne si punonjes policie nuk na vjen aspak mir qe futen ne burg njerez per nje tulle dhe te keta persona qe marin peng njerez dhe i torturojne ata nuk futemi dot. Policia e Fierit e ka fshehur totalisht kete ngjarje. Ju lutem anonim.”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here