Home Bota Daçiç: Kosova s’është më e preferuara e ndërkombëtareve, Serbia jo më “e...

Daçiç: Kosova s’është më e preferuara e ndërkombëtareve, Serbia jo më “e keqja e madhe’

0

TIRANE – Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç mendon se Prishtina nuk është duke vepruar sipas planit. Ai po ashtu ka vënë në dukje se është e rëndësishme për Serbinë që të ketë kontakte direket me presidentin e Amerikës, Donald Trump.

“Është e qartë që liderët në Prishtinë nuk po shkojnë saktësisht ashtu si ata kanë planifikuar vetë. Ata mendojnë se kanë mbaruar punë, e që nuk kanë nevojë të mëtejshme për të bërë kompromise.

Ata mendojnë se është e mjaftueshme vetëm fakti që ata të shfaqen dhe secili do të votojë për ta”, është shprehur Daçiç.
Ai ka thënë se imazhi i vjetër ka ndërruar, duke theksuar se Kosova nuk është më e preferuara e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe që Serbia nuk shihet më si një e keqe.

Sipas tij, arsyeja që ka sjellë tërheqjen e Kosovës nga anëtarësimi në UNESCO dhe Interpol nuk lidhet me ndonjë marrëveshje, por sepse nuk ka më shumicën.
Daçiç ka thënë më tej se ata nuk do të humbë asnjë rastin që të vejë kontakte me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

“Është e qartë që liderët në Prishtinë nuk po shkojnë saktësisht sipas rrugës që vetë kanë planifikuar, ata mendojnë se kanë kryer punë, e që nuk kanë nevojë të mëtejme për të bërë kompromise. Është e mjaftueshme se ata do të shfaqen, secili do të votojë për ta”, është shprehur Daçiç
(BalkanWeb)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here