Home Ekonomi Bie me 75 877 ton importi i karburanteve

Bie me 75 877 ton importi i karburanteve

0

Importi i karburanteve gjatë 8-mujorit të vitit 2017 shënoi rënie me rreth 75,877 ton, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2017 u importuan 264,384 ton karburante. Në 8-mujorin e vitit 2016 u importuan 340,261 ton karburante. Referuar statistikave për të njëjtën periudhë në 7 vitet e fundit në vitin 2016 është viti kur është importuar sasia më e lartë e karburanteve drejt vendit tonë.

Importi i karburanteve gjatë janar-gusht në 7 vitet e fundit në sasi:

Viti Sasia ne ton
2011 285,063
2012 271,076
2013 277,660
2014 295,815
2015 294,127
2016 340,261
2017 264,384/atsh

© SYRI.net

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here