Home Aktualitet Arrestohen tri banda hajdutësh shqiptarë, ishin bërë tmerri i Italisë veriore

Arrestohen tri banda hajdutësh shqiptarë, ishin bërë tmerri i Italisë veriore

0

Vidhnin makina të fuqishme dhe bridhnin në Piemonte e Lombardi për të kryer vjedhje të tjera. Tri banda hajdutësh të specializuar janë arrestuar nga karabinierët e Novarës gjatë operacionit Prometeo 2, i cili është pasues i operacionit Prometeo të kryer në shkurt.

Tri bandat, që nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën, e kishin bazën në zonën e Milanos, secila me nga tre anëtarë. Hajdutët vidhnin makina të fuqishme dhe i përdornin për të lëvizur në zonën e Vareses, Brescias, Brianzas, Novarës e sidomos në Ticinon perëndimor, ku vidhnin shtëpi pasdite vonë ose në muzg.

Të treja bandat përbëheshin nga shqiptarë. E para formohej nga tre persona nga 37 në 28 vjeç, të cilës i janë provuar nëntë vjedhje deri tani në Novara, Galliate, Trecate, Brescia, Monza e Milano. Grupi i dytë përbëhej nga dy vëllezër, 30 e 26 vjeç, dhe një shok i tyre, 32-vjeçar, autorë të shtatë vjedhjeve të provuara në Novara, Cameri e provincat e Milanos e Vareses. Banda e tretë, përbëhej nga tre persona të moshës nga 32 në 26 vjeç, gjithashtu me shtatë vjedhje të provuara në Trecate, Milano e Varese.

Vlera totale e objekteve të vjedhur i kalon 300 mijë eurot, pjesa më e madhe është gjetur nga karabinierët dhe u është rikthyer pronarëve.

Karabinierët kanë arrestuar edhe një person tjetër të lidhur me një bandat, në një makinë të dyshimtë. Pas ndalimit, në makinë nuk janë gjetur sende të vjedhur, por 38 kile marijuanë, e ndarë në disa çanta.

Syri.net

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here