Home Kryesore Akuza në parlament me drogë, vrasje, “motra”, hale, krim dhe vrasje

Akuza në parlament me drogë, vrasje, “motra”, hale, krim dhe vrasje

0

Parlamenti vazhdon në debat-maratonë në seancë, ku replikat po njohin nota të larta debati dhe sarkazme ndaj njeri tjetrit. Por replikat me të spikatura kanë qenë mes Edi Ramës dhe Lulzim Ballës, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, mes Nard Ndokës dhe Edi Ramës, mes Monika Kryemadhit dhe Edi Ramës.

Që në nisje të seancës së sotme parlamentare ishte Edi Rama që e hapi lojën e debatit me PD dhe veçanërisht me Bashën dhe “motren” LSI. Nuk vonoi dhe replikat mes Ramës dhe Bashës njohen edhe momente tensioni, aqsa në një moment garda rrethoi kryeministrin kur kryetari i PD-së u sul drejt foltores se Kuvendit, ndërkohë që Rama po fliste.

Basha sapo mori fjalën i kërkoi llogari kryeministrit se pse nuk foli as një fjalë për ngjarjen e Elbasanit, ku dy autorët kryesorë të ngjarjes janë larguar nga Shqipëria dhe ndodhen në Hollandë. Po kështu Basha tha se Rama ka fshehur kërkesën e Interpolit për arrestimin e trafikantit Durim Keci.

“U desh që të shkosh tek Gentiloni që të marrësh thuprën për krimin e organizuar. Ta ka përmendur edhe ambasadori amerikan, por ti nuk ke asnjë fjalë se je pjesë e krimit të organizuar”, tha Basha. Ai nga foltorja e Kuvendit ka lëshuar akuza të forta kundrejt qeverisë për drogën dhe krimin.

Duke i kujtuar deklaratat e ambasadorin Lu, për klanet dhe familjet mafioze, ai i tha Ramës se ndërkombëtarët e kanë vënë tashmë në rreth të kuq.

Dua të paralajmëroj se krimi dhe droga janë kthyer në adrenalinën e Shqipërisë. Shqipëria prodhon dhe konsumon drogë dhe krim e nënproduketet e krimit. Paratë e krimit po depërtojnë kudo, sektori i ndërtimit po bie në dorë të krimit, turizmi po bie në dorë të krimit, të dhëna tronditëse do publikohen në javët e ardhshme nga parnerët ndërkombëtarë për këto cështje. Sektori bankar në industrinë e pastrimit të parave të drogës me mbështetje të drejtpërdrejtë nga ty Edi Rama. 20 familje kriminale dhe4 klane mafioze, kam një vërejtje për ambasadorin Lu se e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se sa kurrë. Ti nuk je zgjidhja, por t’i je problemi. Partnerët i kanë dëgjuar kritikat e mija, flisnin për fara, zogj e peshq, por vetëm drogën se shikonin. Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq” – tha Basha.

Por nuk ka heshtur sot edhe ish-kryeministri Berisha. Si rrallëherë ai ka replikuar shumë pak në foltoren e parlamentit.  Berisha i është përgjigjur sharjes së djeshme të Ramës, kur ish-kryeministri ndodhej në foltore.

Berisha ka pëlqyer t’i përgjigjet vetëm me një shprehje në frëngjisht Ramës: “Ti je një h*le në një copë mëndafshi”.

Më pas prapë ka dalë Rama me doza ironie ndaj PD dhe Bashës.  Mënjëherë ka dalë kryetari i PD-së Lulzim Basha  duke ngritur si problem të madh, gjendjen shëndetësore të Kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend si nën efektin e drogës. Madje, ai ka sugjeruar që shteti ka disa procedura për këto raste. “Njëherë më kërcënon, njëherë më thua i dashur”- tha Basha, i çekuilibruar totalisht!

REPLIKAT RAMA – BASHA

RAMA: Ishte Basha që tha: “peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që unë ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq për të drejtën e autorit. Sa për përgjegjësinë, ai bëri shumë herë pyetjen: Çfarë përgjegjësie mund të mbaj unë?! Në fakt, çfarë përgjegjësie mund të mbajë kryetari i PD që shkon nga humbja në humbje? Se Saliu përgjegjësinë e mban, kurse ky pyet çfarë përgjegjësie të mbaj unë?!

Nuk e kupton se është përgjegjësi kur thotë arresto këtë e atë, kur duhet të nxjerrë provat. Ne kemi taksiratin të rrimë këtu e të debatojmë me ju. Më the se je me rreth të kuq. Mos u mor me rrethin e kuq, por shiko vizën e kuqe që ta vunë shqiptarët se aq më poshtë po e çon opozitën dhe më të trashë do ta kesh vizën kur të vijnë zgjedhjet e tjera. Jeni një parti që po shkon për …pambuk.” theksoi Rama.

BASHA: Je i çekuilibruar totalisht, njëhërë më kërcënon, pastaj më thua i dashur!!! Çekuilibrimi yt është çështje e republikës. Në vende normale kemi procedura të tilla mjekësore. Dhe një shofer autobusi nuk mund të flasë në këtë gjendej të çekuilibruar si po flet ti ëktu. Ta shndërrosh debatin për krimin në një cirk?!

Nuk ka përtuar prapë kryeministri Rama dhe ka marrë mikronin. Edi Rama mori një shprehje të Lulzim Bashës si shembull për ta degraduar fjalimin e tij në parlament në një tallje dhe ironi. “Peshkatari është peshku më i madh” tha Lulzim Basha ndërsa fliste në parlament. Duke e zhveshur nga konteksti shprehjen, kryeministrit iu kujtua Nard Ndoka.

Ja çfarë tha Rama për Nard Ndokën:

Peshkatari është peshku më i madh. Këto janë çështje që unë ftoj deputetin Ndoka t’i zgjidhë në gjyq për të drejtën e autorit. Sa për përgjegjësinë, ai bëri shumë herë pyetjen: Çfarë përgjegjësie mund të mbaj unë?! Në fakt, çfarë përgjegjësie mund të mbajë kryetari i PD që shkon nga humbja në humbje? Se Saliu përgjegjësinë e mban, kurse ky pyet çfarë përgjegjësie të mbaj unë?!

Përgjigja e Nard Ndokës:

“Sapo ma konfirmuan me sms nga një mjek, se unë nuk i besoj 100 për qind doktor Berishës. Kryeministri është nën efektin e kokainës. Jo vetëm kruhet, por edhe nxihet. jepini ujë se është e këshillueshme. Merrni shishet e ministrave dhe pini ju, por të atyre që nuk janë përdorues kokaine. Pini ujë dhe ulni masën e kokainës në trup”.

Në fund të kësaj pjese debat, replika, sherr, ironi e sarkazëm e mori fjalën kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Ajo iu drejtua që në krye të fjalës kryeministrit: E dashur motër e madhe (Edi)! Ti je motër mes 13 motrave (ministrave) në qeveri. Në këtë moment shpërthyen të qeshura në parlament. Siç dihet dje, me ironi kryeministri Rama tha se LSI është motra e përbashkët e PS dhe PD. Sot Kryemadhi e ironizoi Ramën, duke e quajtur “motër” mes 13 motrave të tjera në qeveri. Ironia ishte klas, ndaj mënjëherë nxori kryeministrin në replikë, ku rreshtoi një mori detyra pune në shtet, që LSI ka emëruar njerëz jashtë profesionit. Nuk ka vonuar dhe ka dalë Monika Kryemadhi në foltoren e Kuvendit për ti dhënë replikën e fundit.

-Ku ke shkollë ti o i pashkollë?! Ku lexon libra ti o shkollëpaku?!- ka replikuar Kryemadhi. Me pas kryeministri thau edhe pesë shishe uji nga zjarri i asaj që akuzoi Nard Ndoka, heroina.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here