Home ShowBiz Aksidentohet me biçikletë këngëtari i njohur, thyen krahun (Foto)

Aksidentohet me biçikletë këngëtari i njohur, thyen krahun (Foto)

0

Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, është shtruar me urgjencë në spital pasi ka bërë një aksident me biçikletën e tij në Londër.

Këngëtari, thuhet se ka thyer një krah kur u përplas me një makinë, megjithatë ai nëpërmjet një fotoje në Instagram ka siguruar fansat se çdo gjë është mirë.

Ai shkruajti: “Bëra një aksident me biçikletë dhe po pres disa këshilla mjekësore pas trajtimit nga mjekët. Asgjë serioze”.

Këtë postim e shoqëron me një foto ku duket krahu i tij i djathtë i fashuar.

(e.f/BalkanWeb)

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here